Radio KIM është:

  • Radio stacion informativ lokal
  • Me rrjet të zhvilluar të korrespodentëve
  • Emiton program 24/7 në gjuhën serbe, 2 herë në javë në gjuhën rome
  • Gjendet në Shtëpinë e Kulturës në Çagllavicë, afër Prishtinës
  • Mbulon shumicën e komunave në Kosovën qendrore
  • Sinjali mbulon rreth 40.000 dëgjues

Ideja për themelimin e KIM Radio ka filluar më 1999, gjatë periudhës së mungesës serioze të informacioneve objektive për serbët e Kosovës. Jemi përpjekur që këtë problem ta zgjedhim me hapjen radio stacionit të paanshëm dhe të pavarur për të mirën e popullit në Kosovë.

Për herë të parë Radio KIM ka emituar programin e saj më 3 dhjetor 2000, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe me ndihmën e zyrave lokale

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Gjermanisë.

Të arriturat kryesore të këtij projekti janë edukimi i dëgjuesve në fushën e informimit të pavarur, kulturës, muzikës dhe informacioneve bazë servisore.

Radio KIM është njëra nga anëtaret udhëheqëse të Asociacionit Medial të Kosovës – KOSMA www.kosmanet.net, e cila tubon 5 transmetuesit kryesor serb.

Jemi anëtar edhe të rrjetit botëror të lajmeve – WNC (World News Connection) http://wnc.fedworld.gov

Radio posedon edhe Klubin e Internetit dhe Galerinë e Arteve. Nëpërmjet disa kurseve të kompjuterëve janë aftësuar më shumë se 300 persona të të gjitha gjeneratave, tani të aftë për shfrytëzim të kompjuterit dhe internetit.

Galeria Radio KIM është e vendosur në sallën afër studiove të radios. Kjo është institucioni i parë kulturor në mjediset serbe në Kosovë pas vitit 1999, e planifikuar si pjesë e qendrës

kulturore multimediale, dhe e drejtuar kah vlerat universale shpirtërore të shprehjes moderne kulturore.

Kontaktet tona:

info@kimradio.net
Telefon/Fax: +381 38 81 660
GSM Gateway: +381 65 82 78 900
Mob: +381 63 82 78 900

 Mesecni magazin Glas juga      Kosovska medijska asocijacija      Decanska info sluzba      B92 Vesti

 Balkan Insight                  Glas Amerike

 BBC na srpskom jeziku      Asocijacija medija Jugoistocne Evrope      Radio Slobodna Evropa

                                                              Radio Kontakt + 

CopyRight©2000-2008 Radio KIM. All Rights Reserved